NJOFTIM

PER AZHORNIMET NGA ZJARRFIKSJA

 

Bazuar ne pikat 1, 2 te nenit 27 dhe piken 3 te nenit 30 te Ligjit Nr 8766 date 05.04.2001 "Per Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpetimin", ne piken 3 te nenit 30 dhe neneve 38, 45 te ligjit nr 8405 dt 17.09.1998 “Per Urbanistiken”, ne piken 53 te rregullores se Urbanistikes miratuar me Vendim nr.722, date 19.11.1998 te Keshillit te Ministrave, ne Urdherin nr 4 date 14.01.2003 te MPVD “Per disiplinimin e procedurave qe do te zbatohen nga sherbimi i PMNZSH-se ne kunderfirmosjen e projekteve te shesheve te ndertimit dhe leshimin e Akteve te tjera teknike”, ne VKM-ne Nr 285 date 27.06.2002 “Per tarifat e sherbimeve qe kryen PMNZSH-ja ndaj shtetasve dhe personave juridike dhe fizike vendas dhe te huaj” si dhe ne shkresen Nr 1677 date 08/04/2004 te Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

 

PMNZSH-JA DO TE BEJE MIRATIMIN E PROJEKTEVE TE SHESHEVE TE NDERTIMIT DHE OBJEKTEVE BRENDA TYRE NE DY FAZA.

NE FAZEN E PARE TE MIRATOHET DOKUMENTACIONI PER SHESH NDERTIMI DHE NE FAZEN E DYTE TE MIRATOHET DOKUMENTACIONI PER LEJE NDERTIMI TE OBJEKTIT.

 

1.        Dokumentacioni qe do te pranohet ne fazen e miratimit te sheshit te ndertimit do te jete ne 3 kopje (dy pervec origjinalit) dhe do te permbaje:

§         Formularin e kerkeses per shesh ndertimi (Formulari nr 1). 

§        Relievin topografik i zones shk.1:500 i dale nga zyrat e urbanistikes ose i firmosur nga topograf i licensuar.

§         Studimin urbanistik per vendosjen e objektit ose objekteve.

§         Planimetrine e sheshit te ndertimit ku te evidentohet konturi i ndertimit, distanca nga kufiri i prones dhe nga pronat dhe objektet kufitare si dhe lidhja me rrugen dhe distanca nga aksi i rruges.

 

2.        Dokumentacioni qe do te pranohet ne fazen e miratimit te lejes se ndertimit do te jete ne 3 kopje (dy pervec origjinalit) dhe do te permbaje:

§         Formularin e kerkeses per leje ndertimi (Formulari nr 3).

§         Formularin e miratimit te sheshit te ndertimit (Formulari nr 2).

§         Planimetrine e miratuar te sheshit te ndertimit me kondicionet perkatese urbanistike.

§         Formularin e azhornimeve (Formulari 3/1)

§        Projektin teknik te objektit ose objekteve, i cili te permbaje detyrimisht dhe projektin e MNZSH-se, te firmosur nga arkitekt, konstruktor dhe Ing Hidroteknik i licensuar dhe fotokopje te licensave perkatese.

§         Projektin teknologjik (per objekte industriale).

§        Preventivin e punimeve te ndertimit i firmosur dhe vulosur nga preventivues me license (Fotokopje e Licenses).  

 

 

 

 

Projekti i MNZSH-se duhet te permbaje;

1         Relacionin shpjegues per projektin e MNZSH-se ku;

1.1      Te percaktohet kategoria e procesit teknologjik sipas nenit 10 te Rregullores mbi masat mbrojtese kunder zjarrit ne projektimin e ndertesave te cdo lloji.

1.2      Te percaktohet shkalla e qendrueshmerise ndaj zjarrit e strukturave ndertimore dhe kufijte minimale te qendrueshmerise ndaj zjarrit te perberesve te vepres, sipas nenit 2, 4 dhe 6 te rregullores me siper.

1.3      Te percaktohen siperfaqet maksimale te lejuara dhe numri i kateve te nderteses sipas nenit 11, 18 dhe 19 te rregullores me siper.

1.4      Te percaktohen largasite minimalete mbrojtjes nga zjarri ndermjet objektit qe ndertohet dhe objekteve perreth, sipas nenit 13, 14 dhe 22 te rregullores me siper.

1.5      Te pershkruhen rruget, kalimet, dyert, shkallet dhe kafazet e shkalleve qe do perdoren per evekuimin e njerezve dhe te vlerave materiale ne rast zjarri, sipas kreut V te rregullores me siper.

1.6      Te pershkruhet zgjidhja e furnizimit me uje per shuarjen e zjarreve eventuale nepermjet; Hidranteve te jashtem dhe te brendeshem zjarrfikese dhe impianteve shuarese me dushim uji, sipas kerkesave te kreut VII te rregullores me siper.

2         Per objekte dhe projekte te vecanta, vec masave dhe kerkesave te parashikuara me siper, pranohet edhe aplikimi i normave nderkombetare te MNZSh-se.

3         Per godinat shumekateshe, depot dhe magazinat e ruajtjes se materialeve te ndryshme, do te zbatohen edhe kerkesat e meposhteme;

3.1      Per godinat shumekateshe (Mbi 10 m lartesi) kerkohet:

3.1.a.   Hidrant i jashtem zjarrfikes

3.1.b.   Hidrant i brendeshem per cdo kat

3.1.c.   Te zgjidhet evakuimi per emergjence zjarri

3.1.d.   Per katet perdhe dhe ato jo per banim te merren masa shtese te mbrojtjes nga zjarri.

3.2      Per depot dhe magazinat kerkohet;

3.2.a.   Depot klasifikohen ne kategori procesit teknologjik sipas rrezikut per zjarr te materialeve qe ruhen ne to, sipas nenit 10 te rregullores me siper.

3.2.b.   Ne depo dhe magazina zbatohen standartet e parashikuara ne rregulloren “Mbi ruajtjen e vlerave materiale nga zjarri ne depo dhe magazina”, miratuar me Urdher te Ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit Nr 45 date 09.04.2004.

 

 

NJOFTIM

PER

MARRJEN E AKTIT TEKNIK PER PIKAT E KARBURANTIT

 

Per marrjen e aktit teknik per pikat e karburantit duhet te paraqiteni ne Zyren e protokollit te Prefektures dhe te mbushni nje formular te gatshem mbi Pronesine e Objektit per te cilin kerkohet Akti teknik, Adresen, Personin e kontaktit etj. 

Nje kontroll do te vije ne objekt per te verifikuar zbatimin e detyrave te lena ne fazen e projektimit. Ketij kontrolli do ti paraqitet dhe dokumentacioni i meposhtem;

      §   Planimetria e sheshit te ndertimit e miratuar nga Zjarrfiksja (Kur eshte marre leja ndertimit)

§        Akti i kolaudimit fillestar ose akti teknik fillestar (Nese ka te tille).

§        Kopje e projektit teknologjik kur eshte marre leja e ndertimit.

§        Kopje e lejes se ndertimit.

§        Kopje e vertetimit per plotesimin e normave teknike nga inspektoriati i hidrokarbureve.

Shenim:Akti teknik duhet te riperterihet cdo vit. Dokumentacioni i mesiperm do te kerkohet vetem njehere.

                                             

NJOFTIM

PER

MARRJEN E AKTIT TEKNIK LEJE  24 ORESHE

 

Per marrjen e aktit teknik per leje 24 oreshe nga Bashkia, duhet te paraqiteni ne Zyren e protokollit te Prefektures dhe te mbushni nje formular te gatshem mbi Pronesine e Objektit per te cilin kerkohet Akti teknik, Adresen, Personin e kontaktit etj. 

Nje kontroll do te vije ne objekt per te verifikuar masat e mbrojtjes nga zjarri. Nese ka mungesa do te lihen detyra per plotesimin e tyre. Me plotesimin e masave te MNZSH-se do te merrni aktin teknik ne Zyren e protokollit te Prefektures.

 

 

NJOFTIM

PER

MARRJEN E AKTEVE TEKNIKE PER HOTELE

 Per marrjen e aktit teknik per hotele, duhet te paraqiteni ne Zyren e protokollit te Prefektures dhe te mbushni nje formular te gatshem mbi Pronesine e Objektit per te cilin kerkohet Akti teknik, Adresen, Personin e kontaktit etj. 

Akti Teknik i PMNZSH-se jepet per fillimin ose vazhdimin e veprimtarise, mbas kontrollit per zbatimin e detyrave te lena gjate fazes se projektimit dhe masave aktuale te MNZSH-se.

 Per fillimin e veprimtarise duhen keto dokumenta:

1.      Planvendosja e sheshit te ndertimit(Kur eshte marre leja ndertimit) te azhornuar nga PMNZSH-ja. 

2.      Projekti i MNZSH-se qe permban:

a.      Planimetrine e cdo kati ku te evidentohen masat e MNZSH-se dhe shkallet e emergjences.

b.      Rregulloren e brendeshme te MNZSH-se

c.      Skema e sistemit te diktim-sinjalizimit

d.     Skema e hidranteve jashteme dhe te brendeshme

e.      Skema e sistemit automatik te fikjes se zjarrit (Kur parashikohet ne rregullore).

f.       Relacion shpjegues per projektin e MNZSH-se firmosur nga Arkitekti, Konstruktori, Ing Hidroteknik te Licensuar.

3.      Proces verbalet perkatese qe vertetojne funksionimin e sistemeve dhe paisjeve te MNZSH-se

4.      Skema e njoftimit dhe veprimit ne rast zjarri dhe tabelat sinjalizuese te evakuimit.

Kur keto dokumenta te jene gati, nje kontroll do te verifikoje ne vend masat e MNZSH-se dhe ne rast se ato jane te plota do te leshoje Aktin Teknik.

NJOFTIM

PER

MARRJEN E AKTEVE TEKNIKE PER GODINA BANIMI

 Per marrjen e aktit teknik godina banimi, duhet te paraqiteni ne Zyren e protokollit te Prefektures dhe te mbushni nje formular te gatshem mbi Pronesine e Objektit per te cilin kerkohet Akti teknik, Adresen, Personin e kontaktit etj. 

Akti Teknik i PMNZSH-se jepet per lejimin e shfrytezimit te objektit, mbas kontrollit per zbatimin e detyrave te lena gjate fazes se projektimit dhe masave aktuale te MNZSH-se.

 Per lejimin e veprimtarise duhen keto dokumenta:

1.      Planvendosja e sheshit te ndertimit(Kur eshte marre leja ndertimit) te azhornuar nga PMNZSH-ja.

2.      Kopje e lejes se ndertimit.

3.      Projekti i MNZSH-se qe permban:

a.      Planimetrine e cdo kati ku te evidentohen masat e MNZSH-se dhe shkallet e emergjences.

c.      Skema e sistemit te diktim-sinjalizimit(Per parkingjet).

d.     Skema e hidranteve jashteme dhe te brendeshme

e.      Skema e sistemit automatik te fikjes se zjarrit(Per parkingjet nentoke mbi 15 makina).

f.       Relacion shpjegues per projektin e MNZSH-se firmosur nga Arkitekti, Konstruktori, Ing Hidroteknik te Licensuar. Fotokopje te licensave perkatese.

4.      Proces verbalet perkatese qe vertetojne funksionimin e sistemeve dhe paisjeve te MNZSH-se

5.      Skema e njoftimit dhe veprimit ne rast zjarri dhe tabelat sinjalizuese te evakuimit.

Kur keto dokumenta te jene gati, nje kontroll do te verifikoje ne vend masat e MNZSH-se dhe ne rast se ato jane te plota do te leshoje Aktin Teknik.